Bota, Koronavirusi

India regjistron përsëri rritjen më të madhe të rasteve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë sot lajmëroi se numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 145.380

Ekip  | 26.05.2020 - Përdıtësım : 26.05.2020
India regjistron përsëri rritjen më të madhe të rasteve me COVID-19

New Delhi

Në Indi tashmë shtatë ditë me radhë regjistrohet rritja më e madhe e rasteve të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë sot lajmëroi se numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 145.380, që është rritje për 6.535 në raport me ditën e kaluar. Deri tani janë konfirmuar 4.167 raste të vdekjes të pacientëve me COVID-19.

Pjesa më e madhe e rasteve janë të përqendruar në dy shtete fqinje në Indinë qendrore, Maharashtra, shtëpia e qendrës financiare Mumbai, dhe Gujarat, shteti i kryeministrit Narendra Modi.

Një rast shqetësimi është raportuar gjithashtu në disa nga shtetet më të varfëra lindore të Indisë pasi punëtorët migrantë që kthehen në fshatrat vendas nga qytetet më të mëdha të Indisë kanë filluar të mbërrijnë në shtëpi në trena specialë.

Rastet e virusit në Indi janë rritur teksa kufizimet e izolimit u lehtësuan. Fluturimet e brendshme rifilluan të hënën pas një ndërprerje dy-mujore. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın