Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

India regjistron numrin më të ulët të rasteve të reja me COVID-19 në 88 ditët e fundit

Numri i viktimave gjithashtu është më i ultë në 65 ditë

Ekip   | 21.06.2021
India regjistron numrin më të ulët të rasteve të reja me COVID-19 në 88 ditët e fundit

Delhi

India ka raportuar 53.256 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë ditës së kaluar, që është numri më i ulët ditor në 88 ditët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Indisë njoftoi se me shifrat e reja, numri i rasteve në të gjithë vendin ka arritur në afro 30 milionë.

Numri i të vdekurve tani qëndron në 388.135, përfshirë 1.422 viktima në 24 orët e fundit. Numri i viktimave gjithashtu është më i ultë në 65 ditë.

Gjithsej 78.190 pacientë fituan betejën kundër virusit gjatë ditës së kaluar.

Sipas Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore (ICMR), gati 400 milionë teste për COVID-19 janë kryer deri më tani.

Ndërkohë, qeveria filloi një politikë të decentralizuar për vaksinimin nga e hëna sipas së cilës shteteve do t'u jepen doza pa kosto. Më parë, shtetet përbërëse të Indisë duhet të paguanin qeverinë qendrore për blerjen e vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın