Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

India regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 794 vdekje dhe 145.384 raste me COVID-19

Emel Öz   | 10.04.2021
India regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19

Ankara

Në Indi e cila është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi i ri (COVID-19) është shënuar numri më i lartë i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i rasteve ka shkuar në 13.205.926 me 145.384 raste të reja në 24 orët e fundit, të cilat janë numri më i lartë i rasteve ditore të regjistruara që nga shfaqja e rastit të parë me COVID-19 më 30 janar 2020 e deri tani.

Gjatë 24 orëve 794 vdekje

Me 794 vdekjet e shënuara në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19, thuhet se numri i viktimave në Indi ka arritur në 168.436.

Numri i të shëruarve nga virusi ka arritur në 11.990.859 ndërkohë që ende 1.046.600 të tjerë vazhdojnë trajtimin.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në "vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e katërt sa i përket numrit të viktimave".

83 për qind e rasteve janë shënuar në 10 rajone

Bëhet e ditur se 83 për qind e rasteve të shënuara në një ditë në Indi janë regjistruar në rajonet Maharashtra, Çatisgar (Chhattisgarh), Uttar Pradesh, Delhi, Karnataka, Kerala, Madhya Pradesh, Tamil Nadu, Gujarat dhe Rajasthan.

Në Maharashtra i cili është rajoni ku janë vërejtur më shumë raste, gjatë fundjavës është zbatuar ndalesa e daljes në rrugë në orë të caktuara në shumë zona të tij.

Mbi 3 milionë vaksinime në 24 orë

Në vendin popullsia e të cilit po afron në 1.4 miliardë, zhvillohet fushatë për vaksinimin masiv kundër virusit.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 24 orët e fundit kanë kryer 3.415.055 doza të vaksinës. Në këtë mënyrë numri i vaksinave të aplikuara në vend ka arritur në 98.075.160.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India pas SHBA-së dhe Kinës është në "vendin e tretë në botë ku janë kryer më shumë vaksinime".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın