Bota, Ekonomi

India kërkon nga kompania "Starlink" e Elon Musk të marrë licencë për internet

Ministria e Komunikimit tha se kompania "Starlink" nuk ka licencë në vend dhe qytetarëve u është rekomanduar që të mos abonohen në shërbimet e Starlink për të cilat janë bërë reklama

Mehmet Alaca   | 27.11.2021
India kërkon nga kompania "Starlink" e Elon Musk të marrë licencë për internet

Ankara

Qeveria e Indisë ka kërkua nga kompania "Starlink Internet Services" që i përket kompanisë hapësinore SpaceX të Elon Musk që para se të ofrojë shërbim të internetit me bazë satelitore të njoftojë se do t'i përmbahet rregullatorit të vendit për internetin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Komunikimit thuhet se "Starlink" nuk ka licencë në vend dhe qytetarëve u është rekomanduar që të mos abonohen në shërbimet e kompanisë në fjalë për të cilat janë bërë reklama.

Ndërkohë nga kompania e Musk nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Sipas lajmeve në mediat vendase, mësohet se SpaceX i Musk pranon parapagesat për 99 dollarë për versionin beta të shërbimit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın