Bota, Koronavirusi

Indi, shkon në rreth 7.5 milionë numri i rasteve me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 1.033 persona

Emel Gözellik   | 18.10.2020
Indi, shkon në rreth 7.5 milionë numri i rasteve me COVID-19

Ankara

Në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 1.033 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë, me 1.033 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 114.031.

Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 61.870 raste të reja dhe numri i rasteve ka arritur në 7.494.551.

Ndërsa numri i të shëruarve deri më tani në vend ka arritur në 6.597.209.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın