Bota

Indi, rritet në 62 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve

Më shumë se 108 mijë njerëz nga zonat e prekura nga përmbytjet në Assam janë strehuar në kampet e ndihmës

Saadet Firdevs Aparı  | 19.06.2022 - Përdıtësım : 20.06.2022
Indi, rritet në 62 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve Foto: David Talukdar - AA

Ankara

Është rritur në 62 numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet në rajonet Assam në verilindje të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët kanë bërë të ditur se është rritur në 62 numri i njerëzve që kanë humbur jetën pasi 8 persona kanë vdekur si pasojë e reshjeve intensive që vazhdojnë prej javësh duke shkaktuar përmbytjen e Lumit Brahmaputra i cili është në prej lumenjve më të mëdhenj të Azisë.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të rajonit Assam (ASDMA) njoftoi se 32 nga 35 zona të rajonit kanë mbetur nën ujë.

Theksohet se 4 persona janë zhdukur pasi një anije është përmbytur me 9 persona në bord rreth 500 kilometra në lindje të Gauhati, kryeqytetit të rajonit.

Zyrtarët e policisë theksuan se vazhdojnë punimet e kërkimeve por që rrymat e fuqishme pengojnë këto punime.

Ndërkohë bëhet e ditur se 108.104 njerëz nga rreth 3 mijë zona të prekura nga përmbytjet në Assam janë strehuar në kampet e ndihmës.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi deklaroi se ka biseduar me kryeministrin e rajonit Assam, Himanta Biswa Sarma. "Lutem për sigurinë dhe mirëqenien e popullatës së Assamit të prekur nga përmbytjet", ka thënë Modi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın