Ahmad Adil
03 gusht 2026•Përditësim: 03 gusht 2026
Numri i të vdekurve nga incidentet e lidhura me reshjet në shtetin jugor indian Kerala është rritur në 15, njoftoi një zyrtar, transmeton Anadolu.
Kryeministri i Keralas, V.D. Satheesan u tha gazetarëve se 15 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë mbeten të zhdukur.
Ai tha se ekipet e Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive ishin vendosur në distriktet Pathanamthitta dhe Kottayam të shtetit.
"Forcat zjarrfikëse dhe policia janë aktivisht në terren. Janë bërë përgatitje për shpërndarjen e pakove ushqimore në të gjitha qendrat", tha Satheesan duke shtuar se situata e përgjithshme në shtet ishte nën kontroll.
India përjeton reshje të dendura musonike çdo vit, zakonisht nga qershori deri në shtator, të cilat shpesh shkaktojnë përmbytje dhe dëme të mëdha materiale.
Ndërkohë, numri i të vdekurve nga përmbytjet në shtetin verilindor Assam është rritur në 85, njoftuan autoritetet lokale në një deklaratë.