Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Indi, regjistrohen rastet e para të variantit Omicron

Ministria e Shëndetësisë njofton se varianti Omicron u zbulua tek dy persona në provincën Karnataka në jug të vendit

İdris Sülün   | 02.12.2021
Indi, regjistrohen rastet e para të variantit Omicron

Stamboll

Në Indi janë regjistruar rastet e para të variantit Omicron të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njofton se varianti Omicron u zbulua tek dy persona në provincën Karnataka në jug të vendit.

Pacientët kanë ardhur nga jashtë, por nuk është specifikuar se nga cili shtet kanë mbërritur.

Zyrtari shëndetësor Lav Agarwal tha se të gjithë personat që besohej se kishin qenë në kontakt me dy pacientët jane identifikuar dhe testuar.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın