Bota, Koronavirusi

Indi, rastet me COVID-19 tejkalojnë shifrën 9 milionë

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, India gjatë ditës së fundit regjistroi 584 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 132.162

Ekip   | 20.11.2020
Indi, rastet me COVID-19 tejkalojnë shifrën 9 milionë

New Delhi

Rastet e koronavirusit të ri (COVID-19) në Indi kanë tejkaluar shifrën 9 milionë, pasi vendi gjatë 24 orëve të fundit regjistroi mbi 45 mijë infeksione të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, India gjatë ditës së fundit regjistroi 584 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 132.162.

India aktualisht po regjistron një rënie të vazhdueshme të rasteve, pasi gjatë 13 ditëve të fundit vendi raportoi më pak se 50 infeksione brenda 24 orëve të fundit.

Megjithatë, kryeqyteti New Delhi po dëshmon një rritje masive të rasteve të reja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın