Bota

Indi, numri i vdekjeve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës rritet në 60

Qendra Shtetërore e Operacioneve të Emergjencave e Indisë njoftoi se dy persona të tjerë akoma janë të zhdukur pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në fillim të kësaj jave në shtetin indian në Himalaje

Ekip   | 21.10.2021
Indi, numri i vdekjeve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës rritet në 60

New Delhi

Numri i vdekjeve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në shtetin veriperëndimor Uttarakhand të Indisë është rritur në 60, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra Shtetërore e Operacioneve të Emergjencave e Indisë njoftoi se dy persona të tjerë akoma janë të zhdukur pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në fillim të kësaj jave në shtetin indian në Himalaje.

Lidhshmëria me pjesë të ndryshme të shtetit akoma vazhdon të mbetet e prekshme pasi rrugët janë dëmtuar për shkak të shirave të vazhdueshëm në javët e fundit dhe rrëshqitjeve të tokës. Sipas autoriteteve, shumë linja hekurudhore dhe ura po ashtu janë dëmtuar ose janë përmbytur.

Dje në një njoftim, Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive tha se 1.300 persona janë shpëtuar nga zonat e prekura, duke shtuar se institucioni ka vendosur 17 ekipe në lokacione të ndryshme për punime të shpëtimit.

Ministri i Brendshëm, Amit Shah, i cili dje mbërriti në kryeqytetin Dehradun të shtetit Uttarakhand, gjatë ditës së sotme kreu një studim ajror të zonave të prekura.

Ndërkohë, Departmenti Metereologjik i Indisë ka parashikuar një "shqetësim të ri perëndimor" që me gjasë gjatë dy-tre ditëve të ardhshme do të prekë rajonin perëndimor të Himalajave, veçanërisht rajonet Xhamu, Kashmir, Ladakh, Gilgit-Baltistan, Muzaffarabad dhe Himachal Pradesh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın