Bota

Indi, evakuohen mbi 54 mijë njerëz si pasojë e shirave intensivë

Për shkak të kushteve të këqija të motit është ndërprerë mësimi në disa zona dhe janë anuluar udhëtimet e trenave

Şeyma Uzundere   | 04.12.2021
Indi, evakuohen mbi 54 mijë njerëz si pasojë e shirave intensivë

Ankara

Mbi 54 mijë njerëz janë evakuuar për shkak të shirave intensivë në rajonin Andhra Pradesh në jug të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se stuhia tropikale në Gjirin e Bengalit ka goditur brigjet e Indisë.

Zyrtari përgjegjës për menaxhimin e fatkeqësive të rajonit Andhra Pradesh, Kanna Babu tha se mbi 54 mijë persona në rajonet ku shirat janë intensivë janë evakuuar në kampet e ndihmës që ka formuar qeveria.

Për shkak të kushteve të këqija të motit është ndërprerë mësimi në disa zona dhe janë anuluar udhëtimet e trenave.

Në një deklaratë nga Departamenti Meteorologjik Indian (IMD) thuhet se stuhia që nga nesër do të përparojë drejt rajonit Odisha duke humbur ndikimin e saj.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın