Bota

Indi, 72 të vdekur nga përmbytjet në shtetin Uttarakhand

Qendra shtetërore operacionale për raste urgjente tha se edhe 26 persona tjerë u lënduan në shtetin Uttarakhand ndërsa katër llogariten si të zhdukur

Ekip   | 25.10.2021
Indi, 72 të vdekur nga përmbytjet në shtetin Uttarakhand

New Delhi

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut javën e kaluar në veri të Indisë është rritur në 72, bënë të ditur sot autoritetet indiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra shtetërore operacionale për raste urgjente theksoi se edhe 26 persona tjerë u lënduan në shtetin Uttarakhand ndërsa katër llogariten si të zhdukur. Sipas qendrës, 35 viktima u regjistruan në rrethin Nainital.

Rreth 224 shtëpi u dëmtuan për shkak të shirave të dendur që shkaktuan shkatërrime në shtetin i cili shtrihet në Himalaje.

Autoritetet nisën operacionet e shpëtimit menjëherë pasi shirat e dendur goditën vendin dhe shkaktuan shkatërrime të mëdha.

Mes viktimave është një grup alpinistësh të zhdukur në male.

Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet janë të zakonshme në veriun e Himalajeve Indiane. Shkencëtarët thonë se ngrohja globale po kontribuon në shkrirjen e akullnajave duke çuar në fatkeqësi edhe më të shpeshta.

Në shkurt, rreth 200 persona humbë jetën nga përmbytjet në Uttarakhand dhe mijëra humbën jetën në përmbytjet e vitit 2013.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın