Bota

Identifikohet trupi i gjetur në mbetjet e avionit të rrëzuar, është Emiliano Sala

Sipas policisë, trupi sot është sjellë në portin Portland, dhe zyrtarisht është identifikuar se bëhet fjalë për futbollistin Emiliano Sala

Ahmet Gürhan Kartal  | 08.02.2019 - Përdıtësım : 08.02.2019
Identifikohet trupi i gjetur në mbetjet e avionit të rrëzuar, është Emiliano Sala

Londër

LONDËR (AA) – Policia britanike mbrëmë vonë ka konfirmuar se trupi i gjetur të enjten në mëngjes në mbetjet e avionit të rrëzuar, është identifikuar si Emiliano Sala (28), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Trupi sot është sjellë në portin Portland, dhe zyrtarisht është identifikuar se bëhet fjalë për futbollistin Emiliano Sala“, tha policia në Dorset.

Më tej thuhet se familjet e Sala dhe pilotit David Ibbotson (59) në mënyrë të vazhdueshme janë informuar mbi të gjitha zhvillimet e hetimit, dhe njëjtë do të vazhdojë.

Mbetjet e avionit i cili u zhduk dy javë më parë mbi kanalin Le Manche, u zbuluan në afërsi të ishullit Guernsey. Avioni Piper Malibu N264DB më 21 janar udhëtonte nga Franca për në Cardiff, pasi më herët futbollisti argjentinas realizoi një transfertë nga Nantes në klubin nga Uellsi të vlefshëm 15 milionë sterlina (rreth 17 milionë euro).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın