Bota

I dërguari i SHBA-ve: Procesi i bisedimeve me talebanët “i vdekur”

“Ne kemi mësuar se presidenti (Donald Trump) ka përfunduar marrëveshjen dhe ne kemi mësuar se marrëveshja e paqes dukshëm ka vdekur”, tha Engel

Vakkas Doğantekin   | 20.09.2019
I dërguari i SHBA-ve: Procesi i bisedimeve me talebanët “i vdekur”

Ankara

Raportohet se i dërguari i posaçëm për Afganistan, Zalmay Khalilzad, gjatë një brifingu të klasifikuar për ligjvënësit në Kongres ka pranuar dështimin e bisedimeve të paqes me talebanët duke e quajtur atë proces “të vdekur”, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklarata erdhi nga përfaqësuesi Eliot Engel, kryetar demokrat i Komitetit të Punëve të Jashtme , në një seancë dëgjimore publike pas paraqitjes së djeshme të Khalilzad-it.

“Ne kemi mësuar se presidenti (Donald Trump) ka përfunduar marrëveshjen dhe ne kemi mësuar se marrëveshja e paqes dukshëm ka vdekur”, tha Engel.

Seanca dëgjimore vjen disa javë pasi presidenti amerikan në mënyrë të papritur anuloi bisedimet e paqes me talebanët për vrasjen e një ushtari amerikan në kryeqytetin Kabul të Afganistanit.

Sipas një postimi në Twitter nga komiteti javën e kaluar, paraqitja e Khalilzad-it u thirr Engel pasi Departamenti Amerikan i Shtetit “injoroi kërkesa të shumta për brifing rreth planit të paqes në Afganistan”.

Afganistani është prekur nga një varg sulmesh vdekjeprurëse të pretenduara nga talebanët pas dështimit ë bisedimeve të paqes me SHBA-të, pasi ata vazhdojnë të njohjen pranimin e qeverisë afgane.

Kohët e fundit, forcat afgane të mbështetura nga fuqia ajrore e SHBA-ve arritën të rimarrin disa territore nga kryengritësit, duke rezultuar në përleshje vdekjeprurëse në pjesë të ndryshme të vendit me shumë jetë të humbura nga të gjitha palët, përfshirë civilë.

Të paktën 30 vjelës të arrave të pishës u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën në një sulm me avion amerikanë në orët e hershme të ditës së djeshme në lindje të Afganistanit në afërsi të maleve Tora Bora.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın