Bota

Humb jetën një izraelit nga shpërthimi në Bregun Perëndimor

Njëri prej tre të plagosurve izraelitë pas shpërthimit në afërsi të vendbanimit kolon hebre Dolev në perëndim të Ramallahut të Bregut Perëndimor të pushtuar ka humbur jetën

Aness Suheil Barghoti   | 23.08.2019
Humb jetën një izraelit nga shpërthimi në Bregun Perëndimor ( Issam Rimawi - Anadolu Agency )

Kuds

Njëri prej tre të plagosurve izraelitë pas aktivizimit të një mjeti shpërthyes në afërsi të vendbanimit kolon hebre Dolev në perëndim të qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor të pushtuar ka humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmin e bënë të ditur autoritetet izraelite nëpërmjet një deklarate me shkrim, duke njoftuar se 17-vjeçarja Rina Shnerb ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit.

Në deklaratë më tej thuhet se i ati dhe vëllau i Shnerb janë dy personat e tjerë që janë plagosur gjatë incidentit dhe se gjendja e tyre është e rëndë.

Ushtria izraelite nëpërmjet një deklarate incidentin e cilësoi si "sulm terrorist".

Burimet palestineze më herët thanë se të plagosurit janë kolonë hebrenj që jetojnë në vendbanimet ilegale hebreje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın