Bota

HRW: Ngjarjet në Sheikh Jarrah konfirmojnë realitetin e aparteidit

Omar Shakir, drejtor i Departamentit të HRW-së për Izraelin dhe Palestinën, shkroi në Twitter se kishte tensione të konsiderueshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut në Izrael dhe Palestinë

Halime Afra Aksoy  | 12.05.2021 - Përdıtësım : 12.05.2021
HRW: Ngjarjet në Sheikh Jarrah konfirmojnë realitetin e aparteidit Foto: AA/Arkiv

Ramallah

Dëbimi i planifikuar i palestinezëve nga Sheikh Jarrah, në Kudsin Lindor të okupuar, konfirmon realitetin e aparteidit me të cilin përballen miliona palestinezë, tha organizata Human Rights Watch, raporton Anadolu Agency (AA).

Omar Shakir, drejtor i Departamentit të HRW-së për Izraelin dhe Palestinën, shkroi në Twitter se kishte tensione të konsiderueshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut në Izrael dhe Palestinë.

Ai shtoi se ata po monitorojnë dëbimet e kryera nga autoritetet izraelite në vendbanimin Sheikh Jarrah.

"Operacionet e planifikuara të dëbimit nga Sheikh Jarrah konfirmojnë realitetin se miliona palestinezë janë të ekspozuar ndaj aparteidit", theksoi Shakir.

Ai shtoi se autoritetet izraelite duke iu referuar ligjit i cili mundëson që hebrenjët të marrin shtëpitë palestineze, këmbëngulin të dëbojnë palestinezët në Sheikh Jarrah.

Një zyrtar i HRW-së gjithashtu komentoi mbi përdorimin e tepruar të forcës nga forcat pushtuese kundër protestuesve palestinezë në dhe rreth Al-Aksës.

Ai gjithashtu shprehu shqetësimin se shumë palestinezë janë vrarë.

Zyrtari i organizatës bëri thirrje për t'i dhënë fund praktikës së mosndëshkimit për shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe për një hetim dhe ndjekje penale të atyre që janë përgjegjës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın