Abdullah Aşıran
30 Prill 2020•Përditësim: 30 Prill 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Holandë janë regjistruar 84 vdekje të reja, duke e rritur në 4.795 numrin e të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të përditësuara nga Instituti Kombëtar Holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM) me 514 raste të reja në 24 orët e fundit në Holandë është rritur në 39.316 numri i rasteve, ndërsa me 84 vdekje rritet në 4.795 numri i vdekjeve nga COVID-19.
Sipas deklaratës së RIVM, numri i vërtetë i rasteve mund të jetë më i lartë për shkak se nuk janë testuar të gjithë ata që kanë shfaqur shenja të sëmundjes.
Deri më tani në vend janë diagnostikuar me COVID-19, 13.884 punonjës të shëndetësisë të cilët 458 prej tyre janë shtruar në spital, ndërsa 9 prej tyre kanë humbur jetën.