Bota

Holandë, arrestohen 3 persona për vjedhje të ATM të bankave me eksploziv në Gjermani

Banda e grabitësve besohet se ka shpërthyer tetë aparate parash në Gjermani

Rabia İclal Turan  | 19.05.2022 - Përdıtësım : 20.05.2022
Holandë, arrestohen 3 persona për vjedhje të ATM të bankave me eksploziv në Gjermani

Stamboll

Tre të dyshuar u arrestuan në Holandë për vjedhje të ATM-ve me eksploziv në Gjermani, njoftoi Europol të mërkurën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Arrestimet u kryen të martën në bashkëpunim me Europolin dhe policinë holandeze dhe gjermane, thuhet në një deklaratë.

"Banda besohet të ketë shënjestruar gjithsej tetë aparate parash në Hessen, Baden-Wurttemberg, Saksonia e Ulët dhe Rheinland Palatinate në Gjermani midis tetorit dhe nëntorit 2021, duke vjedhur mbi 958 mijë euro para të gatshme", tha Europol.

"Grupi shkonte në vendngjarje shpesh me automjete të vjedhura në orët e hershme të mëngjesit dhe përdorte eksploziv për të hapur ATM-të në mënyrë që ata të mund të vidhnin paratë nga brenda tyre", theksohet më tej.

Tre personat e tjerë të të njëjtit grup kriminal u arrestuan në Holandë në mars ndërsa policia është në kërkim të anëtarit të shtatë.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın