Bota

Holandë, 61 nga 600 udhëtarët që mbërritën nga Afrika e Jugut me COVID-19

Vazhdon hetimi nëse rastet në fjalë janë apo jo varianti B.1.1.529 i COVID-19 i emërtuar si "Omicron" dhe i cili është shfaqur në Republikën e Afrikës së Jugut

Selman Aksünger   | 27.11.2021
Holandë, 61 nga 600 udhëtarët që mbërritën nga Afrika e Jugut me COVID-19

Netherlands Antilles

Të paktën 61 nga 600 udhëtarët që transportoi dje kompania ajrore mbretërore e Holandës KLM nga Afrika e Jugut kanë rezultuar pozitivë në testin për COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga autoritetet holandeze thuhet se ka rezultuar pozitiv testi i 61 personave nga 600 që mbërritën mbrëmë me dy avionë nga Afrika në Amsterdam.

Ndërkohë thuhet se vazhdon hetimi nëse rastet në fjalë janë apo jo varianti B.1.1.529 i COVID-19 i emërtuar si "Omicron" dhe i cili është shfaqur në Republikën e Afrikës së Jugut.

Më tej në deklaratë vihet në dukje se personat që kanë rezultuar pozitiv në teste janë vendosur në karantinë në një hotel pranë aeroportit "Amsterdam Schiphol".

Ndërsa 539 udhëtarët e tjerë që kanë rezultuar negativ në test janë dërguar në shtëpitë e tyre me kushtin që të paraqesin një test të dytë negativ pas një periudhe karantine 5 ditore në shtëpi.

Shërbimet Shëndetësore të Bashkive (GGD) në një deklaratë njoftuan se të gjithë udhëtarët që kanë hyrë në Holandë nga Afrika e Jugut që nga 22 nëntori do të ftohen që të kryejnë test për COVID-19 në qendrat e GGD.

Pas fluturimeve që u zhvilluan dje, Holanda pezulloi fluturimet nga vendet e Afrikës së Jugut për shkak të variantit të ri të COVID-19.

Varianti B.1.1.529 i cili nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është emërtuar si "Omicron" dhe i cili është regjistruar fillimisht tek 9 persona në Afrikën e Jugut dhe në Botsvana, cilësohet si "super variant" dhe se ka 32 mutacione.

Për momentin vazhdojnë kërkimet për të përcaktuar nëse vaksinat aktuale janë apo jo efektive kundër këtij varianti.

Për shkak të variantit, shumë vende përfshirë edhe Turqinë zbatojnë ndalesën e udhëtimit për Afrikën e Jugut.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın