Bota, Koronavirusi

Holandë, rritet në 434 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i rasteve me COVID-19 në Holandë ka shkuar në 7.431, pasi në 25 orët e fundit janë regjistruar 1.019 raste të reja

Abdullah Aşıran   | 26.03.2020
Holandë, rritet në 434 numri i të vdekurve nga COVID-19

Rotterdam

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Holandë është rritur në 434, pasi 78 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përditësuara të Institutit Shtetëror për Shëndetësi dhe Mjedis pranë Ministrisë së Shëndetësisë (RIVM), në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 315 pacientë, ndërsa gjithsej deri më tani 2.151.

Ndërkaq, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 7.431, pasi në 25 orët e fundit janë regjistruar 1.019 raste të reja.

Siç njoftohet më tej, shumica e të vdekurve janë të moshës 80-84 vjeç

Autoritetet thanë se masat e marra në kuadër të luftës kundër virusit pritet të tregojnë efekt të qartë në fundjavë ose javën e ardhshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın