İdiris Okuduci
08 Nëntor 2023•Përditësim: 08 Nëntor 2023
Hezbollah ka njoftuar se ka kryer një sulm në një pikë ushtarake izraelite në jug të Libanit, transmeton Anadolu.
Hezbollahu libanez ka publikuar një deklaratë të re në lidhje me përleshjet që ka pasur me ushtrinë izraelite që nga 8 tetori.
Në deklaratë thuhet se është kryer një sulm me “armë të përshtatshme” në pikën ushtarake Shumera, që ndodhet në kufi me Izraelin.
Pas sulmit të Hezbollahut, njësitë e artilerisë së ushtrisë izraelite filluan të godasin zonat përreth vendbanimeve libaneze Mays al-Jabal dhe Blida.