Bota

Hetimet për trazirat në Kongresin e SHBA-së, arrestohet kreu i grupit të ekstremit të djathtë ”Oath Keepers”

Departamenti Amerikan i Drejtësisë në një njoftim thekson se juria e madhe federale në Washington ka akuzuar 11 persona, përfshirë 56-vjeçarin Rhodes, për komplot dhe nxitje rebelimi

Dildar Baykan Atalay   | 14.01.2022
Hetimet për trazirat në Kongresin e SHBA-së, arrestohet kreu i grupit të ekstremit të djathtë ”Oath Keepers”

Washington DC

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka arrestuar Steward Rhodes, udhëheqësin e grupit të ekstremit të djathtë 'Oath Keepers', i cili akuzohet për "komplot dhe nxitje rebelimi" në kuadër të hetimit për trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kongresin e SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti Amerikan i Drejtësisë në një njoftim thekson se juria e madhe federale në Washington ka akuzuar 11 persona, përfshirë 56-vjeçarin Rhodes, për komplot dhe nxitje rebelimi.

Më tej, shtohet se përveç Rhodes, sot në Phoenix të Arizonës u ndalua edhe 63-vjeçari Edward Vallejo.

Sipas ligjit amerikan, personat e akuzuar për konspiracion dhe nxitje rebelimi mund të dënohen deri në 20 vjet burg.

Më 6 janar të vitit 2021, grupet e ekstremit të djathtë dhe mbështetësit e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sulmuan ndërtesën e Kongresit ku u mbajt seanca për të konfirmuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit të vitit 2020.

Gjatë këtyre trazirave u vranë pesë persona, duke përfshirë një oficer policie.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın