Bota

Hedhja e insekticideve nga Izraeli në fushat e Gazës shkakton dëme në bujqësi

Ministria palestineze e Bujqësisë, me seli në Gaza, tha se autoritetet izraelite edhe njëherë kanë hedhur insekticide në prona prej 2,000 dunum në këtë enklavë palestineze të bllokuar

Nour Mahd Ali Abu Aisha, Sümeyye Özer  | 23.01.2020 - Përdıtësım : 23.01.2020
Hedhja e insekticideve nga Izraeli në fushat e Gazës shkakton dëme në bujqësi

Gaza

Përdorimi i insekticideve izraelite në fushat bujqësore në Gazën palestineze të bllokuar shkaktoi dëme prej 1,25 milion dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze e Bujqësisë, me seli në Gaza, tha se autoritetet izraelite edhe njëherë kanë hedhur insekticide në prona prej 2,000 dynym në këtë enklavë palestineze të bllokuar.

Në njoftimin theksohet se dëmi mbi kulturat bujqësore vlerësohet në 1.25 milion dollarë.

Autoritetet palestineze nga Gaza i bënë thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare që të ndalin praktikën me të cilën Izraeli shkakton dëme të madhe dhe shkel të drejtat e palestinezëve.

Autoritetet izraelite shpesh hedhin sasi të tepërt të insekticideve dhe pesticideve në pronat palestineze në Gaza. Këto mjete kanë efekte shkatërruese në kulturat bujqësore, por edhe në shëndetin e bagëtive dhe njerëzve në Gaza.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın