Bota

Hamasi lëvdon Malajzinë e cila refuzon normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Lëvizja Hamas në Gaza lëvdoi Malajzinë e cila kundërshton normalizimin e marrëdhënieve të saj me Izraelin dhe për atë se do të vazhdojë të mbështesë luftën e popullit palestinez kundër okupimit

Nour Mahd Ali Abu Aisha, Hamdi Yıldız   | 21.10.2021
Hamasi lëvdon Malajzinë e cila refuzon normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Gaza

Lëvizja Hamas në Gaza lëvdoi Malajzinë e cila kundërshton normalizimin e marrëdhënieve të saj me Izraelin dhe për atë se do të vazhdojë të mbështesë luftën e popullit palestinez kundër okupimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Hamasi thuhet se është për t'u përshëndetur hedhja poshtë e pretendimit nga ministri i Jashtëm i Malajzisë, Saifuddin Abdullah se Malajzia synon të marrë pjesë në procesin e normalizimit me formacionin sionist të Izraelit në rajon.

Në deklaratë ku mirëpritet qëndrimi i ministrit Abdullah thuhet se vendimi se Malajzia do të vazhdojë të jetë pranë popullit palestinez në rezistencën e drejtë kundër pushtimit brutal sionist.

Ministri izraelit me prejardhje arabe për bashkëpunim rajonal, Issawi Frej më 18 tetor në një deklaratë për një media me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe njoftoi se Omani, Tunizia, Katari dhe Malajzia mund t'i bashkohen marrëveshjeve Ibrahimite dhe normalizimit me Izraelin.

Më pas, agjencia zyrtare malajziane e lajmeve 'Bernama' njoftoi se ministri i Jashtëm malajzian, Saifuddin Abdullah deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të qëndrojë pranë rezistencës së popullit palestinez dhe kundërshton vazhdimin e agresionit izraelit dhe shtypjes sistematike në territoret palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın