Bota, Koronavirusi

Hamasi fajëson Izraelin për përhapjen e COVID-19 në Gaza

Zëdhënësi i Hamasit, Hazim Qasim thotë se Izraeli nuk adreson nevojat humanitare të banorëve të Gazas

Ekip  | 03.04.2020 - Përdıtësım : 03.04.2020
Hamasi fajëson Izraelin për përhapjen e COVID-19 në Gaza

Gaza

Lëvizja palestineze Hamas ka thënë sot se Izraeli mban përgjegjësinë për pasojat e përhapjes së koronavirusit në Gaza për shkak të bllokadës dhe kufizimeve të vendosura, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Izraeli nuk adreson asnjë nga nevojat humanitare të banorëve të Gazas dhe duke shtrënguar bllokadën, po kryen një krim sistematik ndaj tyre", tha zëdhënësi i Hamasit, Hazim Qasim.

Duke komentuar deklaratën e fundit të ministrit izraelit të Mbrojtjes, Naftali Bennett, i cili kushtëzoi dhënien e ndihmës për Gazën në luftën kundër koronavirusit me lirimin e ushtarëve izraelitë të kapur nga Hamasi, duke thënë se "kjo është një kërkesë çnjerëzore".

Ai konfirmoi se rasti i ushtarëve izraelitë është një çështje e ndarë dhe se mund të zgjidhet vetëm përmes shkëmbimit të të burgosurve.

Në prill të vitit 2016, krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, për herë të parë njoftuan se kanë kapur 4 ushtarë izraelitë, duke mos dhënë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore apo emrat e tyre, përpos publikimit të emrit të ushtarit Shaol Aron.

Zëdhënësi Qasim gjithashtu konfirmoi se Hamasi bashkë me të gjitha grupet palestineze do të vazhdojnë luftën deri në përfundimin e bllokadës ndaj Gazas.

Sipas autoriteteve shëndetësore, deri më sot, në Gaza janë raportuar 12 raste të koronavirusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın