Bota

Halilzad: Nëse talebanët nuk bëjnë paqe, SHBA-ja do të mbështesë qeverinë aktuale

Halilzad tha se mbështetja e vendeve për Afganistanin do të vazhdojë dhe se liderët politikë duhet ta vlerësojnë mirë këtë mundësi për t‘i dhënë fund luftës 40-vjeçare në vend

Sayed Khodaiberdi Sadat  | 08.05.2021 - Përdıtësım : 09.05.2021
Halilzad: Nëse talebanët nuk bëjnë paqe, SHBA-ja do të mbështesë qeverinë aktuale

Kabul

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Halilzad tha se nëse talebanët nuk bëjnë paqe, SHBA-ja do të mbështesë qeverinë aktuale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Halilzad bëri të ditur se ekziston konsensusi ndërkombëtar për sigurimin e paqes në Afganistan.

Halilzad theksoi se mbështetja e vendeve për Afganistanin do të vazhdojë dhe se liderët politikë duhet ta vlerësojnë mirë këtë mundësi për t‘i dhënë fund luftës 40-vjeçare në vend.

"Nëse talebanët nuk bëjnë paqe, SHBA-ja do të mbështesë vazhdimin e qeverisë aktuale", tha Halilzad duke shtuar se është kusht që në Afganistan të ketë unitet politik.

Halilzad në kuadër të turit të tij ka vizituar Gjermaninë, Katarin, Uzbekistanin, Taxhikistanin dhe Afganistanin.

Në vend në njërën anë vazhdojnë përpjekjet e paqes për sigurimin e stabilitetit ndërsa në anën tjetër vazhdojnë duke u rritur ngjarjet e dhunshme.

Sipas qeverisë së Afganistanit ngjarjet e dhunshme në vend janë rritur që nga fillimi i tërheqjes së forcave të huaja rreth një javë më parë.

Gjatë kësaj talebanët kanë marrë nën kontroll dy stacione ushtarake në rajonet Ghazni dhe në zonën Kuhne në qytetin Baghlan si dhe në zonën Burka në Baghlan.

Ministria afgane e Mbrojtjes njoftoi se 250 pjesëtarë të talebanëve janë vrarë dhe 106 militantë janë plagosur në operacionet dhe konfliktet e shënuara me talebanët në 9 rajone brenda 24 orëve të fundit në të gjithë vendin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.