Bota

Hakohet llogaria në Twitter e partisë suedeze, shpërndahen postime anti-islame

Në postimin shokues në llogarinë e PSD-së shkruhej: "One like = one dead Muslim" (Një like=një musliman i vdekur)

Burak Bir   | 15.04.2019
Hakohet llogaria në Twitter e partisë suedeze, shpërndahen postime anti-islame

Stokholm

Një postim anti-islam nga llogaria zyrtare e partisë suedeze në pushtet, Partia Social Demokrate (PSD) ka ngjallur zemërimin e muslimanëve, megjithatë rezultoi se llogaria e partisë në Twitter, është sulmuar nga hakerët, raporton Anadolu Agency (AA).

Në postimin shokues në llogarinë e PSD-së shkruhej: "One like = one dead Muslim" (Një like=një musliman i vdekur) dhe i njëjti është postuar në ora dy pas mesnate.

Në një njoftim të lëshuar, PSD thotë se llogaria e tyre ka qenë e sulmuar nga hakerët.

“Partia mori sërish kontrollin mbi llogarinë e saj në Twitter në ora 9:30”, thuhet në njoftimin e publikuar nga PSD-ja.

Por kjo nuk ka qenë e tëra prej hakerëve, të cilët mes tjerash thanë se kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, ka dhënë dorëheqje nga posti dhe se i është bashkuar ushtrisë me gradën e togerit.

Në mënyrë shtesë, është shpërndarë edhe informacioni se gjoja shitja e drogave tashmë është legale.

“Këto porosi nuk kanë të bëjnë me ne, për çka do të parashtrojmë një kallëzim penal”, tha zëdhënësja e partisë, Asa Soderen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın