Bota

Haiti, policia mohon pretendimet se zyrtarë janë përfshirë në atentatin ndaj Moise

Policia e Haitit ka mohuar pretendimet se zyrtarë qeveritarë janë përfshirë në vrasjen e presidentit Jovenel Moise

Nuri Aydın   | 16.07.2021
Haiti, policia mohon pretendimet se zyrtarë janë përfshirë në atentatin ndaj Moise

Ankara

Policia e Haitit ka mohuar pretendimet se zyrtarë qeveritarë janë përfshirë në vrasjen e presidentit Jovenel Moise, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i përgjithshëm i policisë së Haitit, Leon Charles tha se nuk reflektojnë të vërtetën pretendimet që janë bërë në shtypin kolumbian se kryeministri i përkohshëm Claude Joseph është emri që ndodhet pas atentatit ndaj Moise.

Charles tha se nuk ka ndonjë provë që mbështet pretendimet në fjalë.

Një kanal televiziv që transmeton me qendër në Kolumbi, në lajmin e tij të bazuar në burimet e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) kishte pretenduar se pas atentatit ndaj Moise ndodhet kryeministri i përkohshëm Joseph.

Moise 2 ditë para atentatit njoftoi se kishte përcaktuar kryeministrin e ri që do të emëronte në vend të Joseph.

Në anën tjetër presidenti amerikan Joe Biden tha se në nuk është në rend dite dërgimi i ushtarëve në Haiti.

Në atentatin ndaj Moise u arrestuan 23 persona

Charles tha se në lidhje me atentatin janë arrestuar 23 persona prej të cilëve 18 janë ish-ushtarë kolumbianë dhe se në kuadër të hetimit kanë marrë mbështetje nga njësitë e inteligjencës së disa vendeve përfshirë FBI-në.

Presidenti 53-vjeçar i Haitit, Moise, humbi jetën në një sulm të ndërmarrë në shtëpinë e tij nga persona të armatosur më 7 korrik ndërsa bashkëshortja e tij Martine Moise u plagos.

Në kuadër të operacioneve janë vrarë 10 të dyshuar të cilët u përleshën me policinë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın