Bota

Grupet Rohingya kërkojnë sanksione më të ashpra amerikane ndaj Mianmarit

“Sanksionet e SHBA-ve, kufizimet e udhëtimit të dy gjeneralëve të Mianmarit dhe dy ministrave që nuk udhëtojnë në SHBA, është një akt që shton fyerjen për lëndim gjenocidal të popullit Rohingya”, tha Maung Zarni

Sorwar Alam  | 19.07.2019 - Përdıtësım : 20.07.2019
Grupet Rohingya kërkojnë sanksione më të ashpra amerikane ndaj Mianmarit

Ankara

Grupet e të drejtave të popullit Rohingya, duke i quajtur sanksionet ekzistuese “pa dhëmbë”, kanë kërkuar nga SHBA-të të imponojnë sanksione më të ashpra ndaj zyrtarëve të lartë ushtarakë të Mianmarit për krime kundër muslimanëve Rohingya, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sanksionet e SHBA-ve, kufizimet e udhëtimit të dy gjeneralëve të Mianmarit dhe dy ministrave që nuk udhëtojnë në SHBA, është një akt që shton fyerjen për lëndim gjenocidal të popullit Rohingya”, tha Maung Zarni, koordinator birmanez i Koalicionit Rohingya të Lira, një grup që punon për të drejtat e njerëzve të persekutuar.

SHBA njoftoi se për rolin e saj në spastrimin etnik të pakicës muslimane Rohingya në vend është ndalimi i katër zyrtarëve të lartë ushtarakë të Mianmarit dhe familjeve të tyre për të udhëtuar në SHBA.

“Nëse SHBA është serioze në lidhje me përgjegjësinë, ajo duhet të imponojë sanksione financiare, politike, diplomatike dhe ekonomike, të apelojë në Konventën e Gjenocidit dhe të paraqesë një kundërshtim ligjor në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha Zarni, i cili po ashtu është një anëtar i Qendrës së Dokumentimit të Gjenocidit në Kamboxhia.

Sipas tij, politika amerikane ndaj Mianmarit bazohet në atë që ka një “tranzicion të brishtë demokratik” të udhëhequr nga ish-"mbretëresha e demokracisë", Suu Kyi, ndërsa qeveria e koalicionit ushtarak partiak për demokraci (NLD) po kryen “krimet më të rënda, përfshirë gjenocidin dhe krimet e luftës kundër popullit Rohingya dhe pakicave të tjera kombëtare”.

Një grup tjetër i të drejtave të popullit Rohingya përshëndeti sanksionet, por poashtu kërkoi nga SHBA të ndërmarrë veprime të mëtejshme.

Rrjeti i të Drejtave të Njeriut në Birmani, me bazë në Londër, duke përdorur një emër të mëparshëm për Mianmarin, tha se grupi “përshëndet përcaktimin publik të katër figurave të larta ushtarake nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, por u bëri thirrje SHBA-ve të vazhdojnë me sanksionet duke shënjestruar kompanitë ushtarake dhe bizneset”.

“Veprimi i SHBA-ve është një hap i madh në njohjen dhe ndëshkimin e veprimeve të tyre mizore dhe çnjerëzore kundër popullit Rohingya dhe pakicave të tjera brenda Birmanisë. Por, ne gjithashtu u kërkojmë atyre të vazhdojnë më tej, pasi ushtria nuk do të pengohet nga kryerja e krimeve të mëtejshme vetëm me veprime simbolike”, tha Kyaw Win, drejtor ekzekutiv i grupit.

Ata poashtu i kërkuan SHBA-ve dhe vendeve të tjera të imponojnë “sanksione të synuara kundër kompanive dhe bizneseve në pronësi të ushtrisë” së Mianmarit.

Grupi theksoi se sanksionet në shënjestër duhet të përfshijnë interesat e biznesit të gjeneralëve të lartë dhe partnerët që veprojnë brenda Mianmarit dhe jashtë vendit për të siguruar efektivitetin e tyre.

Persekutimi i popullit Rohingya

Populli Rohingya, i përshkruar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) si njerëzit më të persekutuar në botë, është përballur me frikën e rritur të sulmeve, pasi dhjetëra u vranë në dhunën e vitit 2012.

Sipas një raporti të Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit Ontarios (OIDA), që nga 25 gushti i vitit 2017, rreth 24 mijë muslimanë Rohingya janë vrarë nga forcat shtetërore të Mianmarit.

Më shumë se 34 mijë Rohingya u hodhën në zjarr ndërsa mbi 114 mijë të tjerë u rrahën, tha raporti i OIDA-s, i titulluar "Migrimi i detyruar i popullit Rohingya: Përvoja e patreguar".

Raporti thotë se rreth 18 mijë gra dhe vajza Rohingya u përdhunuan nga ushtria dhe policia e Mianmarit si dhe mbi 115 mijë shtëpi Rohingya u dogjën dhe 113 mijë të tjera u vandalizuan.

Sipas organizatës Amnesty International, më shumë se 750 mijë refugjatë Rohingya, kryesisht fëmijë dhe gra, u larguan nga Mianmari dhe kaluan në Bangladesh, pasi forcat e Mianmarit nisën një goditje ndaj komunitetit pakicë musliman në gusht të vitit 2017.

OKB ka dokumentuar përdhunime në masë, vrasje, përfshirë foshnja dhe fëmijë të vegjël, rrahje brutale dhe zhdukje të tjera të kryera nga forcat shtetërore në Mianmar. Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.