Bota

Grupet palestineze Hamas dhe Xhihadi Islam diskutojnë zhvillimet e përjetuara pas sulmeve të Izraelit në Gaza

Palët në takim vlerësuan zhvillimet politike të përjetuara pas sulmeve të fundit të Izraelit kundrejt Gazës dhe reflektimet e këtyre zhvillimeve në botën arabe, si dhe në nivel rajonal dhe ndërkombëtar

Muhammed Semiz  | 11.06.2021 - Përdıtësım : 11.06.2021
Grupet palestineze Hamas dhe Xhihadi Islam diskutojnë zhvillimet e përjetuara pas sulmeve të Izraelit në Gaza

Gaza

Kreu i Zyrës politike të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Xhihadi Islam, Ziyad al-Nakhalah, kanë biseduar zhvillimet politike të përjetuara pas sulmeve të fundit të Izraelit kundrejt Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Hamasi thuhet se delegacionet në kryesimin e Haniyeh dhe Nakhalah u takuan në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

Palët në takim vlerësuan zhvillimet politike të përjetuara pas sulmeve të fundit të Izraelit kundrejt Gazës dhe reflektimet e këtyre zhvillimeve në botën arabe, si dhe në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Duke theksuar unitetin që ka nevojë rezistenca palestineze në veprim dhe fushën e politikës, Hamasi dhe Xhihadi Islam u shprehën se populli i Palestinës "duhet të paraqesë një qëndrim solid duke u bashkuar në të njëjtën anë për të përballuar vështirësitë dhe për të mbrojtur unitetin përreth luftës dhe xhihadit".

Dy delegacionet në bisedë gjithashtu diskutuan rrugët për sigurimin e unitetit kombëtar dhe për rregullimin e punëve të brendshme të Palestinës mbi bazën e partneritetit të vërtetë.

Sulmet që Izraeli i filloi më 10 maj në Rripin e Gazës nën bllokadë, përfunduan më 21 maj në kuadrin e armëpushimit të arritur me Hamasin.

Në sulmet që Izraeli ka kryer në Gaza kanë humbur jetën 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, u plagosën 1.948 persona, si dhe u shembën plotësisht mijëra ndërtesa.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.