Bota

Gripi i shpendëve vazhdon të përhapet në Francë

Ministria e Bujqësisë tha se gripi i shpendëve aktualisht është i pranishëm në 280 ferma në të gjithë vendin dhe që nga shtatori kur filloi epidemia janë asgjësuar 2.5 milionë kafshë

Alaattin Doğru   | 27.01.2022
Gripi i shpendëve vazhdon të përhapet në Francë

Ankara

Gripi i shpendëve vazhdon të përhapet në Francë ndërsa epidemia tashmë ekziston në 280 ferma, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Bujqësisë tha se gripi i shpendëve aktualisht është i pranishëm në 280 ferma në të gjithë vendin dhe që nga shtatori kur filloi epidemia janë asgjësuar 2.5 milionë kafshë.

Njoftohet se këto shifra janë më të ulëta në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe se do të mbulohen humbjet e pronarëve të fermave.

Thuhet se qytetarët e Francës mund të konsumojnë të sigurt mish shpendësh dhe vezë.

Ministri i Bujqësisë, Julien Denormandie tha se puna duhet të rritet për të gjetur një vaksinë efektive kundër gripit të shpendëve dhe provat për dy vaksina të mundshme do të fillojnë në javët e ardhshme.

Në Francë, gjendja e alarmit kundër gripit të shpendëve u ngrit në një nivel të lartë në fillim të nëntorit dhe fermat e shpendëve u karantinuan për të parandaluar përhapjen e epidemisë.

Më shumë se 95 për qind e fermave janë të mbuluara për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve.

Në epidemitë e gripit të shpendëve në vend, të cilat zgjatën nga nëntori deri në maj të vitit të kaluar, u asgjësuan 3.5 milionë shpendë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın