Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Greqia do të përdorë ilaçin e kompanisë farmaceutike amerikane Merck për trajtimin e COVID-19

Zv/ministrja e Shëndetësisë e Greqisë, Mina Gaga, tha se ilaçi mund të zvogëlojë numrin e pacientëve në terapi intensive dhe tha se tashmë mund të përdoret edhe nga pacientët me kërkesën e mjekëve në platformën digjitale përkatëse

Derya Gülnaz Özcan   | 14.01.2022
Greqia do të përdorë ilaçin e kompanisë farmaceutike amerikane Merck për trajtimin e COVID-19

Athinë

Greqia do të filloj të përdorë pilulën "Molnupiravir" të zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Merck kundër koronavirusit të ri COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zv/ministrja e Shëndetësisë e Greqisë, Mina Gaga, tha se ilaçi mund të zvogëlojë numrin e pacientëve në terapi intensive dhe tha se tashmë mund të përdoret edhe nga pacientët me kërkesën e mjekëve në platformën digjitale përkatëse.

Ilaçi, i cili do të ketë një përdorim të ngjashëm me atë të antitrupave monoklonal, nuk do të përdoret për gratë shtatzëna.

Pëlqimi i pacientit do të obligohet për përdorimin e ilaçit, i cili ende nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Nëse mjeku jep leje për përdorim, ilaçi do të dërgohet në shtëpinë e pacientëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın