Bota

"Greenpeace": Gjermania të zgjasë embargon e armëve ndaj Arabisë Saudite

Qeveria gjermane pezulloi eksportin e armëve ndaj Arabisë Saudite në nëntor të vitit të kaluar për shkak të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi

Erbil Başay   | 09.09.2019
"Greenpeace": Gjermania të zgjasë embargon e armëve ndaj Arabisë Saudite ( Abdülhamid Hoşbaş - Anadolu Agency )

Berlin

Organizata ndërkombëtare mjedisore "Greenpeace", i bëri thirrje Gjermanisë të zgjasë vendimin e saj për të ndaluar eksportet e armëve ndaj Arabisë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA)

Anëtarët e "Greenpeace" zhvilluan një protestë para Ministrisë gjermane të Ekonomisë dhe Energjisë, duke protestuar kundër shitjes së armëve ndaj vendeve që marrin pjesë në luftën në Jemen.

Protestuesit, të cilët vendosën 3 objekte në formën e raketave përpara ministrisë, me pankartat në duar me mbishkrimin "Altmaier, ndalo eksportet e armëve në luftën e Jemenit" ata i bënë thirrje ministrit gjerman të Ekonomisë dhe Energjisë, Peter Altmaier.

Alexander Lurz, eksperti i çarmatimit nga "Greenpeace" në një deklaratë për AA duke rikujtuar se më 30 shtator përfundon embargoja e armëve që Gjemania zbaton ndaj Arabisë Saudite, tha se "Ne mendojmë se kjo duhet të zgjatet".

"Kjo embargo duhet të zgjerohet edhe ndaj vendeve që marrin pjesë në luftën në Jemen", theksoi Lurz duke vënë theksin se në Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjisë do të dorëzojnë 10 mijë nënshkrimet që kanë mbledhur për këtë çështje.

Ai ka ndarë edhe informacionin se sipas anketimeve 81 për qind e qytetarëve gjermanë janë kundër shitjes së armëve ndaj vendeve pjesëmarrëse në luftën në Jemen.

Qeveria gjermane pezulloi eksportin e armëve ndaj Arabisë Saudite në nëntor të vitit të kaluar për shkak të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe së fundmi më 31 mars e zgjati këtë vendim edhe për 6 muaj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın