Bota

Gjykata izraelite refuzon kërkesën për ndalimin e shkatërrimit të varrezave muslimane në Kudsin Lindor

"Gjykata izraelite refuzoi kërkesën e bërë nga Komiteti i Mbrojtjes së Varrezave Islame në Kuds për ndalimin e punimeve të kryera me makineri pune në vendin ku ndodhet Monumenti i Dëshmorëve"

Gülşen Topçu   | 18.10.2021
Gjykata izraelite refuzon kërkesën për ndalimin e shkatërrimit të varrezave muslimane në Kudsin Lindor

Kuds

Gjykata izraelite ka refuzuar kërkesën e bërë nga Komiteti i Mbrojtjes së Varrezave Islame në Kuds për ndalimin e shkatërrimit të kryer në Varrezën Al-Yusufiye që ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në faqen e internetit të Qendrës së Informacionit Wadi Hilweh (Wadi Hilweh Information Center) e cila vepron në Kudsin Lindor, paraqiten deklaratat e avokatit të komitetit, Muhenned Cebbara, lidhur me shkatërrimin me makineri pune të disa varreve në varrezat Al-Yusufiye.

Cebbara deklaroi se gjykata izraelite refuzoi kërkesën e bërë nga Komiteti i Mbrojtjes së Varrezave Islame në Kuds për ndalimin e punimeve të kryera me makineri pune në vendin ku ndodhet Monumenti i Dëshmorëve.

Ai tërhoqi vëmendjen se Bashkia e Kudsit insiston për ndërtimin e një parku në këtë zonë, pavarësisht se është provuar që vendi ku ndodhet Monumenti i Dëshmorëve është i përfshirë në varreza dhe se brenda ndodhen varre. Cebbara më tej ka bërë të ditur se për shkak të gërmimeve janë shfaqur disa pjesë të eshtrave në varreza dhe se po tregohet mosrespektim ndaj varrezave të muslimanëve.

Bashkia e Kudsit e lidhur me Izraelin, më 10 tetor shkatërroi me makineri pune disa prej varreve në varrezën e muslimanëve Al-Yusufiye që ndodhet rrëzë mureve lindore të Xhamisë Al-Aksa në zonën e ish-qytetit të vjetër në Kudsin Lindor nën pushtim.

Gërmimet që nxorën disa eshtra në varret që thuhet se u përkasin muslimanëve u ndaluan pas reagimeve të palestinezëve që mbërritën në zonë. Palestinezët i mbuluan me dhe sërish dhe i rrethuan me gurë eshtrat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın