Bota

Gjykata franceze heton shefin e Interpolit lidhur me pretendimet për tortura

Gjyqtarët francezë kanë hapur hetime lidhur me akuzat për torturë kundër kreut të Interpolit, Ahmed Nasser al-Raisi të Emirateve të Bashkuara Arabe

Ekip  | 11.05.2022 - Përdıtësım : 11.05.2022
Gjykata franceze heton shefin e Interpolit lidhur me pretendimet për tortura

Paris

Gjykatësit francezë në Tribunalin e Parisit kanë hapur sot hetime lidhur me akuzat për torturë kundër kreut të Interpolit, gjeneralmajor Ahmed Nasser al-Raisi i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Dy shtetas britanikë, Matthew Hedges dhe Ali Issa Ahmad, të cilët ishin arrestuar në EBA përpara se Al-Raisi të zgjidhej shef i agjencisë botërore të policisë me qendër në Francë, do të dëshmojnë sot kundër tij në Dhomat e Specializuara Gjyqësore për Krimet Kundër Njerëzimi dhe krimet e luftës të Tribunalit të Parisit, thanë avokatët e tyre.

Dy britanikët ngritën një kallëzim penal kundër Al-Raisit te prokurorët e Gjykatës së Parisit në tetor, në bazë të parimit të juridiksionit universal.

Në janar, ata paraqitën një kërkesë penale tek gjyqtarët e gjykatës për të hapur një hetim mbi pretendimet kundër Al-Raisit. Shefi i ri i Interpolit ishte në Francë në atë kohë, duke vizituar selinë e agjencisë ndërkombëtare të policisë në Lion.

Al-Raisi u zgjodh në nëntor si shef i Interpolit me mandat katër-vjeçar. Ai është akuzuar nga grupet e të drejtave të njeriut për përfshirje në tortura dhe ndalime arbitrare në EBA.

EBA i ka mohuar akuzat.

Hedges ishte një student doktorature në EBA kur u burgos për gati shtatë muaj në vitin 2018 për akuzat për spiunazh. Ai tha se ishte torturuar dhe ndonjëherë u mbajt në izolim pa pasur qasje për një avokat.

Ahmad ka thënë se ai u arrestua dhe u torturua nga agjentët e sigurimit të EBA-së gjatë turneut të futbollit të Kupës Aziatike 2019 që ai kishte marrë pjesë në vendin e Gjirit.

Al-Raisi ishte inspektor i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme të EBA-së në kohën e ndalimit të dy britanikëve, një post që ai e mban ende në vendin e tij, përveç rolit të tij drejtues në Interpol.

Sipas ligjit francez, "hapja e hetimit mund të çojë në ndalimin e Al-Raisit për t'u marrë në pyetje, në rast se ai ndodhet përsëri në territorin francez", tha avokati ndërkombëtar i shtetasve britanikë, Rodney Dixon.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın