Bota

Gjykata e Koresë së Jugut liron nga paraburgimi presidentin e akuzuar

Sipas Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë nëse do të shkarkojë ose rikthejë Yoon-in në pozitën e mëparshme të presidentit brenda 180 ditëve pas shkarkimit të tij nga Asambleja Kombëtare

Saadet Gökce  | 07.03.2025 - Përdıtësım : 08.03.2025
Gjykata e Koresë së Jugut liron nga paraburgimi presidentin e akuzuar

Istanbul

Presidenti i akuzuar i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është liruar nga qendra e paraburgimit ku po mbahej pasi një gjykatë e Seulit pranoi kërkesën për të anuluar arrestimin e tij për vendosjen e dështuar të ligjit ushtarak më 3 dhjetor, transmeton Anadolu.

Yoon e paraqiti kërkesën muajin e kaluar në Gjykatën Qendrore të Qarkut të Seulit, duke deklaruar se aktakuza ndaj tij për shpalljen e dështuar të ligjit ushtarak ishte e paligjshme.

Yoon, i cili u padit me akuzat si prijës i një kryengritjeje për ligjin ushtarak të 3 dhjetorit, do të dalë në gjyq pa u ndaluar.

Sipas Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë nëse do të shkarkojë ose rikthejë Yoon-in në pozitën e mëparshme të presidentit brenda 180 ditëve pas shkarkimit të tij nga Asambleja Kombëtare.

Më 14 dhjetor, Asambleja Kombëtare me një shumicë dërrmuese votoi në favor të heqjes së Yoon-it nga detyra.

Gjykata pritet të japë vendimin e saj në fillim të muajit mars.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.