Bota

Gjykata britanike i jep një javë princit Andrew për të kundërshtuar rastin e sulmit seksual

Avokatët e Princit Andrew do të sfidojnë procedurat ligjore kundër princit në rastin e sulmit seksual

Ekip  | 18.09.2021 - Përdıtësım : 19.09.2021
Gjykata britanike i jep një javë princit Andrew për të kundërshtuar rastin e sulmit seksual

Londër

Ekipit ligjor të Princit Andrew iu dha një javë të premten për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Bashkuar për të njoftuar mbretërinë për rastin seksual të ngritur kundër tij nga një viktimë e supozuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Virginia Giuffre nga SHBA-ja ka paditur Dukën e Jorkut për dyshimet e sulmit seksual ndaj saj kur ishte adoleshente.

Të mërkurën, Giuffre dërgoi një kërkesë në Gjykatën e Lartë në Londër për të kontaktuar zyrtarisht djalin e mbretëreshës për procedurat ligjore të cilat pritet të fillojnë në SHBA.

Avokatët e Princit Andrew kanë treguar se ata mund të kërkojnë kundërshtimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për të njohur vlefshmërinë e kërkesës së Konventës së Hagës për shërbim të bërë nga avokatët e zonjës Giuffre", tha Gjykata e Lartë në një deklaratë.

"Gjykata e Lartë ka urdhëruar që çdo kundërshtim duhet të bëhet deri në mbylljen e rastin më 24 shtator", shtoi deklarata.

Giuffre ka paditur Princin Andrew për sulm ndaj saj kur ishte adoleshente.

Sipas Giuffre, ajo ishte trafikuar nga ish-shoku i princit dhe shkelësi i dënuar seksual Jeffrey Epstein për të bërë seks me Andrew kur ajo ishte 17 vjeçe, e mitur sipas ligjit amerikan.

Viktima e pretenduar po kërkon dëmshpërblim që ende nuk është përcaktuar. Por sipas spekulimeve, shuma mund të shkojë në miliona dollarë.

Duka i Jorkut i ka mohuar këto akuza. Megjithatë, ai është nën presion pasi shumë viktima të dyshuara kanë dalë duke rrëfyer historitë e sulmeve seksuale nga princi kundër tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın