Politikë, Bota, Shëndetësi

Gjykata belge në rajonin Wallonia vendos që kërkimi i certifikatës së vaksinimit është i paligjshëm

Sipas vendimit, rregulli që kërkon që të gjithë qytetarët të tregojnë CST-në e tyre para se të hyjnë në kafene, restorante, palestra dhe ambiente të mbyllura, kufizon liritë individuale në një mënyrë jo-proporcionale

Ekip  | 02.12.2021 - Përdıtësım : 02.12.2021
Gjykata belge në rajonin Wallonia vendos që kërkimi i certifikatës së vaksinimit është i paligjshëm

Ankara

Një gjykatë në rajonin Wallonia të Belgjikës ka vendosur se kërkimi i certifikatës së vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) është i paligjshëm dhe ka urdhëruar qeverinë lokale të paguajë një gjobë ditore prej 5 mijë eurosh derisa të tërheq masën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportojnë mediat lokale, Gjykata e Shkallës së Parë e qytetit Namur të martën vendosi se tregimi i Biletës së sigurt COVID (CSD) është i paligjshëm në rajonin Wallonia.

Sipas vendimit, rregulli që kërkon që të gjithë qytetarët të tregojnë CST-në e tyre para se të hyjnë në kafene, restorante, palestra dhe ambiente të mbyllura kufizon liritë individuale në një mënyrë jo-proporcionale që nuk i shërben qëllimit që ata ndjekin.

Një organizatë jofitimprurëse e quajtur ‘Notre bon droit’ (E drejta jonë e dobishme) nisi procedurën për të sfiduar dekretin e rajonit Wallonia për certifikatën e vaksinimit COVID-19.

Rajoni Wallonia njoftoi se nuk do ta shfuqizojë rregulloren dhe apeloi menjëherë kundër vendimit.

Sipas të përditshmes belge ‘Le Soir’, përfaqësuesit e qeverisë së rajonit Wallonia nuk u paraqitën në një seancë gjyqësore më 16 nëntor, sepse për pesë ditë askush nuk u mor me dosjen në administratën publike për shkak të kombinimit të një fundjave dhe festave publike.

Letra e ftesës u pranua më 10 nëntor, por një ditë më pas ishte Dita e Armëpushimit që përkujton fundin e Luftës së Parë Botërore që është festë publike në Belgjikë. Pushimi ra të enjten dhe shumica e zyrtarëve zgjatën pushimin edhe pas fundjavës.

Pastaj më 15 nëntor, të hënën, ishte Dita e Mbretit, po ashtu ditë feste për administratën publike.

Si pasojë, askush nuk u mor me dosjen dhe seanca u zhvillua në mungesë të zyrtarëve të rajonit Wallonia.

Përdorimi i CST-së është i detyrueshëm në të gjithë Belgjikën dhe qytetarët duhet të posedojnë atë kur hynë në restorante, palestra dhe ambiente kulturore. Por zyrtarisht, qeveritë rajonale janë përgjegjëse për vendosjen e masave kufizuese sipas sistemit federal-shtetëror.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.