Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Gjermania në prag të recesionit për shkak të shpërthimit të virusit Omicron

Parashikimet janë të pasigurta për tre muajt e parë të vitit 2022 dhe nëse regjistrohet rënie e prodhimit dy tremujorë radhazi, Gjermania sipas një përkufizimi të përdorur zakonisht do të jetë në recesion

Ekip   | 14.01.2022
Gjermania në prag të recesionit për shkak të shpërthimit të virusit Omicron

Berlin

Gjermania po përballet me recesion pasi ekonomia më e madhe e Evropës u tkurr në fund të vitit 2021 dhe këtë vit po përballet me një fillim të vështirë për shkak të përhapjes së shpejtë të llojit Omicron të koronavirusit, i cili i pengon njerëzit nga blerjet dhe udhëtimet, kurse problemet e furnizimit po pengojnë prodhuesit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Shtetërore e Statistikave Destatis njoftoi se prodhimi në Gjermani ra me ndërmjet 0,5 dhe 1 për qind në tremujorin e katërt.

Parashikimet janë të pasigurta për tre muajt e parë të vitit 2022 dhe nëse regjistrohet rënie e prodhimit dy tremujorë radhazi, Gjermania sipas një përkufizimi të përdorur zakonisht do të jetë në recesion.

Gjermania vendos ritmin për të gjithë eurozonën, pra për 19 vendet e Bashkimit Evropian (BE) që përdorin euron. Shumë kompani gjermane kanë furnizues ose prodhim në vende të tjera evropiane, kështu që aktiviteti i biznesit gjerman mund të stimulojë rritjen në ato vende.

Vitin e kaluar, ekonomia gjermane u rrit me 2,7 për qind, respektivisht u rikuperua nga një rënie prej 4,6 për qind në vitin 2020 kur bllokadat për shkak të pandemisë ishin më të rëndat.

Statistikat e plota për tremujorin e katërt do të publikohen më 28 janar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın