Bota

Gjermania mund të marrë 25 për qind nga migrantët e shpëtuar në Itali

"Kjo nuk do të trondisë politikën e migracionit të Gjermanisë", thotë ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer

Diyar Güldoğan   | 14.09.2019
Gjermania mund të marrë 25 për qind nga migrantët e shpëtuar në Itali Foto: AA/Arhiv

Ankara

Gjermania është e gatshme të marrë çerekun e migrantëve që mbërrijnë në Itali me varkë, deklaroi ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Nëse gjithçka mbetet ashtu siç diskutuam, ne mund të marrim 25 për qind të njerëzve të shpëtuar nga fatkeqësia në det dhe të cilët përfundojnë në Itali", ka thënë të premten Seehofer për të përditshmen "Suddeutsche Zeitung".

Seehofer shtoi se kjo nuk do të trondisë politikën e migracionit të Gjermanisë.

Ai gjithashtu tha se Gjermania ndjek politikën "humane" të migracionit, duke shtuar: "Ne nuk do të lejojmë që dikush të mbytet".

Gjermania, Franca, Italia dhe Malta do të mblidhen në Maltë më 23 shtator për të diskutuar çështjen e migracionit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın