Bota

Gjermania kërkon që Lukashenko të vendoset në listën e sanksioneve

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas tha se kanë kërkuar që edhe presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko të vendoset në listën e sanksioneve

Cüneyt Karadağ   | 12.10.2020
Gjermania kërkon që Lukashenko të vendoset në listën e sanksioneve

Berlin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas tha se kanë kërkuar që edhe presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko të vendoset në listën e sanksioneve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Maas i cili po merr pjesë në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në Luksemburg, para takimit tha se regjimi i Lukashenkos vazhdon t'u përgjigjet me dhunë disidentëve.

"Propozova një pako të re të sanksioneve ku bën pjesë edhe vet Lukashenko", tha ai.

Shefi i diplomacisë gjermane theksoi se nuk ka zhvillime pozitive për ndalimin e dhunës në Bjellorusi që nga mbledhja e fundit e BE-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın