Bota

Gjermania deporton 81 shtetas afganë me dosje kriminale, në kuadër të një politike më të rreptë të eimigracionit

- "Tani po zbatojmë një aspekt tjetër të ndryshimit të politikës së përcaktuar në marrëveshjen e koalicionit", tha politikani konservator, duke shtuar se ata planifikojnë të vazhdojnë fluturime të tilla deportimi drejt Afganistanit

Ayhan Şimşek  | 18.07.2025 - Përdıtësım : 18.07.2025
Gjermania deporton 81 shtetas afganë me dosje kriminale, në kuadër të një politike më të rreptë të eimigracionit

Berlin

BERLIN (AA) - Gjermania ka deportuar në vendin e tyre të origjinës 81 shtetas afganë që kanë kryer vepra penale, transmeton Anadolu.

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Alexander Dobrindt, tha se deportimet kishin në shënjestër burra që ishin të detyruar ligjërisht të largohen nga Gjermania dhe që kanë kryer vepra penale.

"Tani po zbatojmë një aspekt tjetër të ndryshimit të politikës së përcaktuar në marrëveshjen e koalicionit", tha politikani konservator, duke shtuar se ata planifikojnë të vazhdojnë fluturime të tilla deportimi drejt Afganistanit.

"Kriminelët e rëndë nuk kanë të drejtë qëndrimi në vendin tonë", theksoi ai.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, fluturimi i deportimit u lehtësua nga Katari, pasi Berlini nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me qeverinë e përkohshme të udhëhequr nga talebanët në Afganistan.

Qeveria e re e koalicionit e udhëhequr nga konservatorët e Gjermanisë, e cila mori pushtetin në muajin maj, ka premtuar një rishikim të rëndësishëm të politikës së emigracionit për të frenuar emigrimin e parregullt.

Plani i qeverisë përfshin zbatimin e kontrolleve në kufijtë e brendshëm të Bashkimit Evropian (BE) dhe përmirësimin e procedurave të deportimit, veçanërisht për azilkërkuesit e refuzuar dhe ata që kanë kryer krime të dhunshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.