Bota

Gjermani, të paktën 8 të vdekur nga të shtënat në dy kafene

Policia tha se një automjet është parë duke dalë nga vendi ku ndodhën të shtënat e para dhe se pas një kohe të shkurtër të shtëna të tjera janë raportuar në një lokacion të dytë

Ayhan Şimşek  | 20.02.2020 - Përdıtësım : 20.02.2020
Gjermani, të paktën 8 të vdekur nga të shtënat në dy kafene Foto: AA/Arhiv

Berlin

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë pasi sulmues të panjohur hapën zjarr në dy kafene në një qytet gjerman në afërsi të Frankfurtit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale, të cilat raportojnë për personat e vdekur dhe të plagosur, theksojnë se të shtënat kanë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në qytetin Hanau, i cili ndodhet rreth 20 kilometra në lindje të Frankfurtit. 

Të shtënat sollën në vendngjarje një numër të madh të forcave policore, të cilët janë në kërkim të autorëve të të shtënave. 

Duke mos dhënë informacion mbi viktimat, policia në një deklaratë të shkurtër tha se motivi i të shtënave ende nuk dihet. 

Policia tha se një automjet është parë duke dalë nga vendi ku ndodhën të shtënat e para dhe se pas një kohe të shkurtër të shtëna të tjera u raportuan në një lokacion të dytë. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın