Bota, Koronavirusi

Gjermani, shënohet rritja më e lartë e rasteve me COVID-19 që nga muaji maj

Në 24 orët e fundit në Gjermani janë regjistruar 1.147 raste me COVID-19, rritja më e lartë në numrin e rasteve të regjistruar deri më tani që nga muaji maj

Cüneyt Karadağ  | 07.08.2020 - Përdıtësım : 08.08.2020
Gjermani, shënohet rritja më e lartë e rasteve me COVID-19 që nga muaji maj

Berlin

Në Gjermani në 24 orët e fundit janë shënuar 1.147 raste të koronavirusit të ri (COVID-19) duke e rritur në 214.214 numrin gjithsej të rasteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në listën e cila ndodhet në faqen e internetit të Institutit Robert Koch (RKI) i cili kryen punime në fushën e sëmundjeve infektive në Gjermani dhe i cili informon qeverinë, thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 1.147 raste të COVID-19.

Me shifrën në fjalë në Gjermani shënohet rritja më e lartë në numrin e rasteve të regjistruar deri më tani që nga muaji maj.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në vend ka arritur në 9.183 ndërsa numri i të shëruarve deri më sot në 195.900.

Tërheq vëmendjen se që nga fundi i korrikut, në Gjermani numri i rasteve ditore të COVID-19 është rritur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın