Bota

Gjermani, pas ministrit të Jashtëm edhe ministri i Ekonomisë në karantinë

"Mësova se ka rezultuar pozitiv testi për COVID-19 i një punonjësi të ministrit të BE-së i cili mori pjesë në takimin e ministrave të Tregtisë së BE-së", tha Altmaier

Bahattin Gönültaş   | 24.09.2020
Gjermani, pas ministrit të Jashtëm edhe ministri i Ekonomisë në karantinë

Berlin

Ministri i Ekonomisë dhe Energjisë së Gjermanisë, Peter Altmaier tha se ka hyrë në karantinë pasi rezultoi pozitiv testi për COVID-19 i një punonjësi të ministrit të BE-së i cili mori pjesë në takimin e ministrave të Tregtisë së Unionit më 21 shtator në Berlin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Altmaier në një deklaratë mbrëmë natën nga llogaria e tij në Twitter tha se "Mësova se ka rezultuar pozitiv testi për COVID-19 i një punonjësi të ministrit të BE-së i cili mori pjesë në takimin e ministrave të Tregtisë së BE-së që u mbajt në Berlin. Si masë paraprake kam hyrë në karantinë në shtëpi".

Ai theksoi se testi për koronavirusin që kreu të premten ka rezultuar negativ dhe se situata shëndetësore është e mirë.

Dje ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Mass hyri në karantinë pasi një prej truprojave të tij rezultoi pozitiv në testin e COVID-19.

Gjithashtu edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel qëndroi në karantinë për 14 ditë në muajin mars pasi mjeku që i kishte dhënë injeksionin për vaksinën e gripit rezultoi pozitiv ndaj COVID-19. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın