Bota

Gjermani, operacione në disa rajone kundër të djathtëve ekstrem

Që nga muaji korrik nga të djathtët ekstremë janë dërguar 23 letra kërcënuese ndaj xhamive, partive dhe qendrave të mediave në vende të ndryshme në Gjermani

Cüneyt Karadağ   | 09.10.2019
Gjermani, operacione në disa rajone kundër të djathtëve ekstrem

Berlin

Policia gjermane ka zhvilluar operacione në katër rajone për shkak të letrave kërcënuese që janë dërguar ndaj xhamive, partive dhe qendrave të mediave në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Brendshme i Bavarisë, Joachim Herrmann, ka ndarë informacionin se në bastisjet e kryera në kuadër të operacionit në orët e para të mëngjesit në rajonet e Bavarisë, Baden Württemberg, Saksonya-Anhalt dhe Thüringen, janë ndaluar gjashtë persona të cilët janë liruar më pas.

Në bastisje morën pjesë 120 policë ndërsa disa materiale të konfiskuara gjatë operacionit janë dërguar në polici për ekzaminime të mëtejshme.

Që nga muaji korrik nga të djathtët ekstremë janë dërguar 23 letra kërcënuese ndaj xhamive, partive dhe qendrave të mediave në vende të ndryshme në Gjermani.

Letrat kërcënuse që janë dërguar mbajnë nënshkrimet e "Volksfront", "Combat 18" dhe "Blood and Honour" të cilat në Gjermani njihen si organizata raciste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın