Bota

Gjermani, muajin e kaluar rreth 15 mijë kërkesa për azil

3.675 nga azilkërkuesit kanë qenë sirianë, 1.632 nga Iraku dhe 1.094 shtetas të Eritresë

Cüneyt Karadağ  | 08.06.2017 - Përdıtësım : 09.06.2017
Gjermani, muajin e kaluar rreth 15 mijë kërkesa për azil

Berlin

BERLIN (AA) - Muajin e kaluar në Gjermani 14.973 persona kanë bërë kërkesë për azil, njofton Ministria e Brendshme e Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit me shkrim të ministrisë, 3.675 nga azilkërkuesit kanë qenë sirianë, 1.632 nga Iraku dhe 1.094 shtetas të Eritresë.

Ndërkaq, numri i azilkërkuesve turq është rritur në 498 në muajin qershor, pasi në prill ishte 360.

Në pesë muajt e parë të vitit, gjithsej 77.148 persona kanë bërë kërkesë për azil në Gjermani. Në krye të azilkërkuesve radhiten sirianët, me 18.879 azilkërkues.

Në periudhën e njëjtë, numri i azilkërkuesve nga Turqia ka qenë 2.401.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın