Bota

Gjermani, mijëra persona protestuan kundër masave ndaj COVID-19

Në disa qytete të Gjermanisë mijëra persona u mblodhën për të protestuar kundër masave ndaj COVID-19

Cüneyt Karadağ  | 05.12.2021 - Përdıtësım : 05.12.2021
Gjermani, mijëra persona protestuan kundër masave ndaj COVID-19 Foto: Arkiv / AA

Berlin

Në shumë qytete të Gjermanisë u mbajtën protesta kundër masave ndaj COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në qytetet Hamburg, Berlin, Potsdam, Hannover, Frankfurt am Main dhe Trier, mijëra persona u mblodhën për të protestuar kundër masave ndaj COVID-19.

Në protestën e mbajtur në Hamburg mësohet se morën pjesë rreth 5 mijë persona. Policia njoftoi se në protestën e zhvilluar në Berlin u sulmua një gazetar dhe iu vodh telefoni celular.

Gjithashtu bëhet e ditur se edhe bashkëkryetari i Partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), Tino Chrupalla mori pjesë në protestën e mbajtur nga partia e tij në Potsdam kundër masave për COVID-19.

Protestë me pishtarë përpara shtëpisë së ministres së Shëndetësisë

Rreth 25 protestues të ekstremit të djathtë u mblodhën përpara shtëpisë së ministres së Shëndetësisë së Sanksionisë, Petra Köpping në zonën Grimma dhe zhvilluan një protestë me pishtarë që përkujton periudhën e Hitlerit.

Policia filloi një hetim lidhur me protestën në fjalë dhe identifikoi 25 personat në fjalë.

Ndërsa Petra Köpping dënoi në mënyrë të ashpër protestën me pishtarë të organizuar përpara shtëpisë së saj.

"Unë jam gjithmonë e gatshme për të biseduar por protestat me pishtarë përpara shtëpisë time janë të neveritshme dhe të papërshtatshme", tha Köpping në reagimin e saj.

Po ashtu edhe ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer ka dënuar ashpër protestën e mbajtur përpara shtëpisë së ministres Köpping.

Në një deklaratë për shtypin gjerman, Seehofer tha: "Ajo që pamë në Grimma nuk është një protestë legjitime. Ky marshim me pishtarë është një kërcënim i organizuar kundër një zyrtari të shtetit. Kjo më rikujton pjesët më të errëta të historisë tonë gjermane".





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.