Bota

Gjermani, mbi 1.600 sulme ndaj refugjatëve gjatë vitit 2020

Mbi 1.600 veprat penale të regjistruara nga policia gjatë vitit të kaluar përfshijnë sulme fizike që shënjestruan refugjatët, sharje verbale, letra kërcënuese, dëmtim të pronës dhe sulme zjarrvënëse në strehimoret e refugjatëve

Ayhan Şimşek   | 02.03.2021
Gjermani, mbi 1.600 sulme ndaj refugjatëve gjatë vitit 2020 Foto: AA/Arhiv

Berlin

Gjermania gjatë vitit 2020 ka regjistruar 1.606 sulme ndaj refugjatëve dhe strehimoreve të refugjatëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme lëshoi shifrat në përgjigje të pyetjes së Partisë së Majtë opozitare në parlamentin gjerman.

Sipas ministrisë gjermane, të paktën 200 persona janë lënduar në sulmet, më së shumti të kryera nga ekstremistët e ekstremit të djathtë.

Të dyshuarit e ekstremit të djathtë po ashtu shënjestruan 67 organizata të refugjatëve dhe vullnetarë që ndihmojnë azilkërkuesit.

Mbi 1.600 veprat penale të regjistruara nga policia gjatë vitit të kaluar përfshijnë sulme fizike që shënjestruan refugjatët, sharje verbale, letra kërcënuese, dëmtim të pronës dhe sulme zjarrvënëse në strehimoret e refugjatëve.

Ligjvënësja e Partisë së Majtë, Ulla Jelpke, tha se pavarësisht krizës shëndetësore të koronavirusit dhe masave bllokuese që kufizuan jetën publike për pjesën më të madhe të vitit, ekstremistët e ekstremit të djathtë vazhduan sulmet e tyre të dhunshme ndaj refugjatëve.

"Racizmi në vend nuk njeh bllokim. Numri i sulmeve ndaj refugjatëve vitin e kaluar në Gjermani në fakt u rrit më tej", tha ajo në një deklaratë me shkrim.

Gjermania aktualisht strehon pothuajse 1.7 milionë refugjatë, shumica e të cilëve janë sirianë të cilët u larguan nga vendi i tyre për shkak të luftës civile dhe mbërritën në vend midis viteve 2014 dhe 2016.

Vendi në vitet e fundit është dëshmitar i ksenofobisë dhe urrejtjes ndaj migrantëve, të nxitura nga propaganda e grupeve neo-naziste dhe partisë së ekstremit të djathtë, Alternativës Islamofobike për Gjermaninë (AfD).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın