Bota

Gjermani, komuniteti turk reagon ndaj përjashtimit të turqishtes nga programi mësimor në Hessen

Në letrën e hapur të botuar nga Platforma e Nismës së Shoqatave Turke në Shtetin e Hessen-it mbi këtë zhvillim,thuhet se është e papranueshme të injorohet gjuha turke dhe komuniteti turk duke pasur parasysh popullsinë e dendur turke që jeton në shtet

Mesut Zeyrek   | 10.06.2021
Gjermani, komuniteti turk reagon ndaj përjashtimit të turqishtes nga programi mësimor në Hessen

Këln

Komuniteti turk në shtetin Hessen të Gjermanisë ka reaguar ndaj propozimit të Ministrisë së Arsimit të këtij rajoni për ta lënë turqishten jashtë programit mësimor në shkolla dhe për të ofruar gjuhët polake, kineze, portugeze dhe arabe si mundësi e gjuhës së dytë të huaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në letrën e hapur të botuar nga Platforma e Nismës së Shoqatave Turke në Shtetin e Hessen-it mbi këtë zhvillim, thuhet se është e papranueshme të injorohet gjuha turke dhe komuniteti turk duke pasur parasysh popullsinë e dendur turke që jeton në shtet.

Në letrën drejtuar Kryetarit të Asamblesë së Shtetit të Hessen-it, Kryeministrit të Shtetit të Hessen-it dhe kryetarëve të grupeve parlamentare të të gjitha partive, theksohet se mbështetet zgjerimi i opsioneve të gjuhëve të huaja në shkolla, por nuk mund të pranohet asnjëherë mospërfshirja e turqishtes midis këtyre gjuhëve.

“Jemi shumë të pikëlluar nga fakti që turqishtja nuk është përfshirë dhe jemi gjithashtu të zemëruar me neglizhimin dhe përjashtimin e gjuhës turke dhe komunitetit turk nga qeveria e Hessen-it. Ky qëndrim poshtërues i qeverisë së Hessen-it në kurrikulën shkollore dëmton lidhjet emocionale të qytetarëve me origjinë turke me shtetin e Hessen-it dhe shkakton plagë të thella. Përjashtimi i turqve, grupit më të madh i imigrantëve në Hessen, me pretekstin e politikës së integrimit, është i papranueshëm”, thuhet në reagim.

Në letër rikujtohet se në shtetin në fjalë jetojnë afro 400 mijë njerëz me origjinë turke, ndërsa nga autoritetet u kërkua të korrigjojnë këtë gabim sa më shpejt të jetë e mundur.

Duke kujtuar se gjuha e huaj më e folur në Hessen është turqishtja, letra kërkoi që zyrtarët qeveritarë, veçanërisht Ministria e Arsimit, të informohen për reagimet përmes postës elektronike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın